Sport

Berisha synon trofe të tjerë

Besart Berisha ka thënë se ka firmosur për skuadrën australiane, Western United, pasi synon të fitojë trofe të tjerë.

Berisha në fundjavë firmosi me skuadrën e A-Leagues, pasi u nda me skuadrën japoneze, Sanfrecce Hiroshima.

“Kam vendosur të vij këtu pasi dua të vazhdoj të fitoj ndeshje dhe trofe. Për këtë kam zgjedhur Western Unitedin. A-League do të thotë shumë për mua”, ka thënë Berisha për sajtin e ligës australiane.