Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Getafe.
Klubi mysafir shënoi fitore prej 0 me 2, transmeton Koha.net.
Luis Suarez shënoi golin e parë në minutën e 41 pas asistimit nga portieri Ter Stegen.
E në pjesën e dytë epërsinë e dyfishoi Firpo Junior.
Në minutën e 82 Barça mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pas kësaj fitore Barcelona mban vendin e dytë me 13 pikë, derisa Getafe në vendin e 11 ka 7 pikë.