Sport

Tifozët dalin kundër të përkëdhelurit të Messit, Suarez

Vetëm katër lojtarë në histori të klubit kanë shënuar më tepër gola për Barcelonën sesa Luis Suarez. Por kjo nuk i ka ndalur tifozët që ta fishkëllejnë atë të martën mbrëma në "Camp Nou" në fitoren e Barçës ndaj Villarrealit.

Me 179 gola, Suarez zë vendin e pestë në listën e shënuesve më të mirë në histori të Barcelonës, është pesë prapa Josep Samitierit dhe 15 prapa Ladislao Kubalas. Nëse i kalon ata të dy, ai do të mbetet duke ndjekur vetëm Cesar Rodriguezin dhe të pakapshmin Lionel Messi, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Por kjo nuk pati fare rëndësi kur rreth orës 22:35 numri nëntë u paraqit në tabelën e zëvendësimeve dhe Suarez po largohej nga fusha. Kishte duartrokitje kryesisht nga tribuna prapa portës nga një sektor i tifozëve që po bërtisnin "Uruguai, Uruguai", vetëm disa minuta më herët.

Por qartë kishte fishkëllima të dëgjueshme në mesin e tifozëve. Ishin të parat, së paku sa i përket volumit dhe shpërndarjes së pakënaqësisë.

Shumë tifozë të Barcelonës krenohen, siç thonë ata, që nuk janë aq të paqëndrueshëm si tifozët e Real Madridit që e fishkëllenin edhe Cristiano Ronaldon. Pra, pse ky reagim tash?

Ka tri arsye dhe të tria shkojnë përtej performancës në fushë.

Prapa fishkëllimave janë çështjet e vazhdueshme të fuqisë së lojtarit, pakënaqësia për shkak të një lëndimi të pësuar stinorin e kaluar dhe po ashtu dëshira që të shihet 16-vjeçari Ansu Fati duke luajtur sa më tepër të jetë e mundur....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)