Sport

Emery i del në mbrojtje Xhakës pas vërshëllimave të tifozëve

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i ka dalë në mbrojtje kapitenit të ekipit, Granit Xhakës, pasi mesfushori është vërshëllyer nga tifozët në ndeshjen kundër Aston Villas, ka shkruar të hënën "Sky Sports".

Emery ka mbrojtur kapitenin e Arsenalit, të cilin tifozët e kishin shënjestruar një ditë më herët në fitoren e ngushtë 3:2.

Arsenali të dielën mposhti Aston Villan edhe pse ishte dy herë në disavantazh dhe prej minutës së 41-të luajti me një futbollist më pak. Xhaka luajti deri në minutën e 72-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë, shkruan sot Koha Ditore.

Emery nuk po e kupton pezmin e tifozëve të Arsenalit ndaj mesfushorit që këtë edicion është kapiten i Arsenalit. Në fakt, Xhaka u vërshëllye nga tifozët në momentin që u zëvendësua, të cilët në njëfarë mënyre iu gëzuan daljes së tij nga ndeshja.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)