Vettel shënon fitore pas më tepër se një viti

Vettel shënon fitore pas më tepër se një viti

23 September 2019 09:46

Sebastian Vettel i ka dhënë fund një shterpësie prej 13 muajve pa fituar, duke triumfuar të dielën në Shpërblimin e Madh të Singaporit në Formula 1, para kolegut të tij te skuderia e Ferrarit, Charles Leclerc, që ishte i pakënaqur në fund.

Vettel, që së fundi kishte fituar në Belgjikë në gusht të vitit 2018, nisi garën nga pozita e tretë, por i shkoi përshtati strategjia për të hyrë në “pit-stop” më herët për të ndërruar gomat, duke triumfuar më pas, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Kështu që Leclerc, që nisi garën nga pozita e parë startuese, u nda i pakënaqur me strategjinë e aplikuar nga Ferrari për të.

Vettel hyri në finish 2.6 sekonda para Leclercut, duke regjistruar kështu fitoren e tretë rresht të Ferrarit, hera e parë që ndodh kjo që nga viti 2008 dhe po ashtu është hera e parë që nga viti 2017, që dy pilotët e Ferrarit zënë dy pozitat e para.

Holandezi i Red Bullit, Max Verstappen ka përfunduar i treti, para britanikut të Mercedesit, Lewis Hamilton.

Hamilton megjithatë ka arritur të rrisë epërsinë në krye të Formula 1 në 65 pikë para kolegut të tij te Mercedesi, Valtteri Bottas, që përfundoi i pesti të dielën.

Kur kanë mbetur gjashtë gara deri në fund të stinorit, Hamilton ka 296 pikë, ndërsa Bottas 231. Në renditjen e konstruktorëve Mercedesi kryeson me 527 pikë, ndërsa Ferrari zë vendin e dytë me 394 pikë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme