Sport

Juventusi e Roma futen në garë për Almendran

Juventusi dhe Roma janë futur në garë për transferimin e mesfushorit të Boca Juniorsit, Agustin Almendra, që po vlerësohet si një nga talentët më të mëdhenj në Amerikën e Jugut, bën të ditur "Calciomercato", përcjell Koha Ditore.

Për 19-vjeçarin kanë shprehur interesim edhe disa skuadra tjera të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, Atletico Madridin, Sevillan dhe Valencian.

Almendra ka kontratë me Boca Juniorsin deri në verën e vitit 2022.

Ai është pjesë e përfaqësueses U-20 të Argjentinës, ndërsa luan në qendër të mesfushës. Almendra është produkt i akademisë së famshme të Boca Juniorsit.