Sport

Vukiçeviç pret ndeshje të vështirë ndaj Dukagjinit

Vukiçeviç pret ndeshje të vështirë ndaj Dukagjinit

Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiçeviç, ka komentuar ndeshjen e sotme, që do të zhvillohet mes Dukagjinit dhe Feronikelit, duke e cilësuar si takim tejet të vështirë, përkundër faktit që skuadra nikoqire nuk e ka filluar sezonin në mënyrën më të mirë.

Vukiçeviç tha që Dukagjini luan më mirë sesa që është në renditjen tabelore, sidoqoftë Feronikeli udhëton në Klinë për të arkëtuar pikët e plota.