Allegri shihet si pasardhës i Zidanet te Reali Foto: Reuters

Allegri shihet si pasardhës i Zidanet te Reali

20 September 2019 13:38

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka gjasa të mëdha që gjatë këtij edicioni ta zëvendësoj Zinedine Zidanen në krye të Real Madridi.

E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" ka raportuar të premten se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë ka kontaktuar Allegrin, i cili është i papunë prej përfundimit të edicionit 2018/19, transmeton Koha Ditore.

Te Reali nuk janë të kënaqur me rezultatet e Zidanet këtë edicion dhe Allegri shihet si zëvendësim ideal për shkak të përvojës dhe sukseseve që i ka patur në futbollin italian.

52-vjeçari, ka fituar gjashtë tituj kampioni në Serie A, prej të cilëve pesë me Juventusin dhe një me Milanin. Ai gjithashtu si trajner ka punuar edhe te Cagliari, Sassuolo, SPAL e Grosseto.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme