Sport

Migjen Basha firmos për skuadrën australiane Melbourne Victory

Migjen Basha firmos për skuadrën australiane Melbourne Victory

Ish-mesfushori i Shqipërisë Migjen Basha ka firmosur për dy sezone te skuadra australiane Melbourne Victory.

Pasi u largua nga Aris dhe njoftoi tërheqjen nga përfaqësuesja, 32-vjeçari do të provojë kështu një aventurë të re në kontinentin e largët. Ai bëhet shqiptari i dytë që luan me këtë klub, pas Besart Berishës. Basha ka luajtur 33 ndeshje me Shqipërinë, e fundit në qershor të këtij viti në kualifikueset e Euro 2020.