Sport

Kosova ngrihet vetëm për një pozitë në renditjen e re të FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon

Foto: Reuters

Kosova është ngritur vetëm për një pozitë në renditjen e re të FIFA-s.

Nga vendi i 120 tani mban është në vendin e 119, përkundër që ka shënuar fitore prej 2 me 1 ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Evropian, derisa ka humbur nga Anglia me rezultat prej 5 me 3, transmeton Koha.net.

E te kombëtarja shqiptare nuk ka shënuar ndonjë ndryshim. “Kuqezinjtë” mbajnë vendin e 64 në renditjen e FIFA-s.

Kujtojmë se Shqipëria pësoi 4 me 1 në udhëtim te Franca, derisa në shtëpi e mposhti Islandën me rezultat prej 4 me 2, në ndeshjet kualifikuese për Evropian.

Primatin e mban Kombëtarja e Belgjikës, që pasohet nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia.

Top dhjetëshen e mbyll Argjentina e Leo Messit.

{gallery}