Sport

Valon Berisha titullar ndaj Clujit

 

Pas paraqitjeve të mira me Përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", mesfushori Valon Berisha do të shpërblehet me vendin e titullarit te Lazio për ndeshjen kundër Clujit që luhet në kuadër të Ligës së Evropës.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian "LazioChannel". Berisha javën e shkuar shënoi dy gola dhe asistoi njëherë në ndeshjet e Kosovës me Çekinë dhe Anglinë në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020".