Sport

Me qëndrimin e Neymarit dhe përforcimet pritet shumë nga PSG-ja

Vizita e Real Madridit në kryeqendër të Francës të mërkurën është një ndeshje luksi për Paris Saint-Germainin dhe me këtë nis stinorin në Ligën e Kampionëve.

E për skuadrën spanjolle rikthehen kujtimet jo të mira, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP-së.

Kur klubet u takuan në Evropë dy stinorë më parë, PSG-së po i mungonte Neymari shkaku i lëndimit dhe skuadra u eliminua në 1/8 e finales të Championsit. Ishte eliminimi i parë nga tri rresht që i ka pësuar PSG-ja në 1/8 e finales të Championsit.

Skuadra kampione e Francës ka dështuar të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve, me gjithë shpenzimet e mëdha nga pronarët nga Katari.

Kështu që në mënyrë të paevitueshme në fillim të stinorit të ri të Ligës së Kampionëve shtrohet pyetja: A mund skuadra e Thomas Tuchelit kësaj radhe të arrijë së paku në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve?

Stinorin e kaluar ishte Manchester Unitedi që e turpëroi PSG-në. Që nga viti 2012, skuadrat e vetme që Parisi i ka mposhtur në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve janë Valencia, Bayer Leverkuseni dhe Chelsea.

Tash për tash te Parisi thjesht do të jenë të interesuar të lënë gjurmë në ndeshjen e parë ndaj Realit. Por me Galatasarayn dhe Club Bruggen në Grupin A, do të jetë befasi e madhe nëse skuadra franceze nuk kalon në fazën nokaut, ndonëse do të jetë pa Neymarin në dy ndeshjet e para, pasi është i suspenduar.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë ka lënë në hije çdo gjë tjetër rreth klubit në muajt e fundit, me raportimet për një transferim te Barcelona. Ai është kthyer në fundjavë të luajë për Parisin, duke realizuar një gol spektakolar "me gërshërë" kundër Strasbourgut si reagim ndaj fishkëllimave të tifozëve të zemëruar....(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)