Sport

Sekreti i Përfaqësueses së Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, u fut në tunelin që dërgonte te zhveshtoret gjatë ndeshjes eliminatore për "Euro 2020", të humbur 5:3 në udhëtim nga Anglia.

Ai u fut me nervozizëm të madh, por papritur kur kuptoi se kamera po regjistronte gjestet e tij, ndryshoi menjëherë dhe kamerës i dhuroi një buzëqeshje, përcjell Koha Ditore shkrimin e Mundo Deportivos.

Fytyra e tij mbushi rrjetet sociale në mbarë botën, sikurse edhe deklarata e tij për shtyp ku shpjegoi strategjinë e tij për t'u përballur me Anglinë. "Go! Go! Go!", bërtiti ai para mikrofonave.

Kjo nuk është aspak për t'u habitur, pasi arti i motivimit është një nga virtytet e personalitetit kreativ të Challandesit, i cili mund të përshkruhet si shpërthyes, bisedues dhe krijues. Të gjithë këta komponentë kanë bërë që Kosova, nën drejtimin e tij, të regjistrojë 14 ndeshje pa humbje.

Në fillim, Bernardi ka jetuar në kantonin zviceran si mësues i gjuhës frënge. Ai kishte blerë një tokë në qytetin e vogël të Le Chaux-du-Milieu, ku kishte planifikuar të ndërtonte shtëpinë e tij. Kishte katër fëmijë, ishte martuar me dashurinë e jetës së tij dhe bërja e planeve për t'u vendosur në këtë destinacion ishte gjëja më e mirë që mund t'i ndodhte.

Mirëpo, në moshën 33-vjeçare, ai vendosi të rrezikojë gjithçka dhe ta ndryshojë jetën e tij. Ai u bë trajner i ekipit modest Saint Imier...(Shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)