Sport

Talenti i Salzburgut shkruan historinë në debutimin në “Champions”

Talenti i Salzburgut shkruan historinë në debutimin në “Champions”

Supertalenti norvegjez, Erling Haaland, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve me debutimin e jashtëzakonshëm.

19-vjeçari, që njihet për nëntë golat në fitoren e Norvegjisë U20 ndaj Hondurasit në Botërorin e sivjetmë, ka realizuar tre gola në pjesën e parë ndaj Genkut në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve. Rezultati pas pjesës së parë është 5 me 1.