Sport

De Gea nënshkruan kontratë të re me Unitedin

David De Gea ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin.

Portieri spanjoll do të qëndrojë në Old Trafford deri më 2023 me kontratën e re. Në marrëveshjen e re është opsioni për zgjatje të kontratës edhe për një vit.

28-vjeçari iu bashkua Unitedit më 2011 dhe deri tash ka pasur 367 paraqitje për “Djajtë e Kuq”.

Gjatë kohës me gjigantin anglez, De Gea ka fituar Premier Ligën, FA Kupën, Kupën e Ligës, Ligën e Evropës dhe Community Shieldin.