Sport

Cikalleshi shënon në Turqi, i jep fitoren klubit Akhisar

Sokol Cikalleshi vazhdon formën e mirë të kombëtares edhe tek klubi i tij në kampionatin Turk.

Në ndeshjen e tij të parë në këtë sezon të cilën e nisi si titullar në ligën e dytë turke, sulmuesi kavajas shënoi golin e vetëm që i dha fitoren 0-1 Akhisarit në transfertën ndaj Menemen Bld.

Në minutën e 85-të Cikalleshi kthehu në gol një penallti duke mposhtur bashkëkombasin e tij Gentjan Selmani që luan te Menemen dhe duke i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.