Sport

Prishtina ndaj skuadrës që kthehet në Evropë pas 48 vjetësh

Prishtina ndaj skuadrës që kthehet në Evropë pas 48 vjetësh

Viti 1970 qëndron në logon e klubit të basketbollit Prishtina, si vit i themelimit të klubit. Kur Prishtina u themelua si klub, Legia Warszawa ishte në ditët më të mira të tij si klub i basketbollit. Në vitin 1969 fitoi titullin e shtatë dhe të fundit të kampionit të Polonisë, ndërsa në vitet 1968 e 1970 fitoi Kupën e Polonisë. Në edicionin 1970\71 luajti për herë të fundit në Evropë. Dhe po kthehet këtë edicion, pas plot 48 vjetësh mungesë.

Kthimi i Legias, dikur klub i famshëm polak i basketbollit, në skenën evropiane do të bëhet të martën mbrëma (20:00) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.