Një gol i bukur nga goditja e dënimit. Një gol edhe më i bukur me goditje të saktë nga rreth 35 metra largësi dhe paraqitjet e fantastike në pesë ndeshjet e para të kampionatit kanë bërë që mbrojtësi Ibrahim Dresheviq të hyjë në formacionin e muajit gusht në Eredivisie.
Faqja zyrtare e kampionatit holandez ka publikuar formacionin e muajit gusht, pjesë e të cilit është edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Dresheviq që mbron ngjyrat e Heerenveenit, transmeton Koha.net.
Në këtë edicion Dresheviq ka ndihmuar skuadrën me dy gola.
Ekipi i muajit dominohet nga Ajaxi, që ka katër lojtarë, e nga dy kanë Twente e Heerenveeni.
Het Eredivisie Elftal van de Maand augustus op basis van statistieken van @OptaJohan ? @AFCAjax is hofleverancier met vier spelers 4⃣ @fctwente en @scHeerenveen leveren elk twee spelers 2⃣
— Eredivisie (@eredivisie) September 13, 2019
Welke speler zou jij wisselen? ? #eredivisie #onsvoetbal pic.twitter.com/eGXQBR5SIq
-
14 shtator 2019 00:02
-
Shpërndaje në: