Reagimi epik i përzgjedhësit të Kosovës Bernard Challandes në një moment në ndeshjen ndaj Anglisë, është kthyer në shaka nga profili zyrtar i Romës në Twitter.
Challandes ishte duke reaguar me nervozë në tunel në stadiumin e Southamptonit ndaj një goli të anglezëve, por kur kuptoi se aty kishte kamerë nisi të qeshte.
Duke paralajmëruar rikthimin e ndeshjeve të Serisë A në fundjavë, Roma shfrytëzoi reagimin e Challandesit duke e lidhur të qeshurën e tij me përfundimin e pushimeve për ndeshjet ndërkombëtare.
“Pauza ndërkombëtare” shkruhet në video në momentin e nervozizmit të Challandesit, ndërsa kur shtohet “ka marrë fund”, kthehet e qeshura te trajneri zviceran.
“Më në fund”, ka shkruar Roma në Twitter si koment të kësaj videoje.
Finally pic.twitter.com/b8cU38PQ9d
— AS Roma English (@ASRomaEN) September 12, 2019