Sport

Chelsea interesohet për Gayan

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të majtë, spanjollit Jose Gaya që është pjesë e Valencias, kanë raportuar mediumet angleze të mërkurën.

Mësohet se Chelseat synon ta transferoj Gayan në fund të këtij edicioni dhe për kartonin e tij, është e gatshme të ofroj dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Gaya 24-vjeçar, është njëri prej më të mirëve në rolin e tij në La Liga dhe te Chelsea shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm në repartin e mbrojtjes.

Gaya është produkt i akademisë së Valencias kurse prej edicionit 2014/15 është pjesë e ekipit të parë.

Këtë edicion, Gaya ka regjistruar dy paraqitje në La Liga kurse me Valencian ka kontratë deri në vitin 2023. Ai vitin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Francës dhe deri më tani ka regjistruar gjashtë paraqitje, duke realizuar një gol.