Sport

City nuk e dëshiron largimin e Sanes

City nuk e dëshiron largimin e Sanes

Krerët e Manchester Cityt i kanë ofruar kontratën e re sulmuesit të krahut, Leroy Sane që para fillimit të këtij edicioni ishte pranë transferimit te Bayern Muencheni, transmeton Koha Ditore.

Mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën, se me kontratën e re, Sane do të ishte pjesë e Cityt deri në vitin 2024. Te City duan ta blindojnë Sanen, të cilit kontrata aktuale i skadon në vitin 2021.