Sport

Berisha rivalizon Ronaldon, Sanchon e Tosunin për performancën më të mirë

Foto: Reuters

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Bersha mbrëmë ka dhënë një performancë të shkëlqyer ndaj Anglisë duke shënuar dy gola në humbjen prej 5 me 3.

Pas performancës së tij të shkëlqyer, Berisha rivalizon Ronaldon, Sanchon e Tosunin për performancën më të mirë në ndeshjet e së martës mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Evropian, transmeton Koha.net.

Në një postim në Facebook, UEFA Euro 2020 ka pyetur se, “kush pati perfomancën më të mirë individuale të martën?”, e me këtë rast komentuesit mund të zgjedhin njërin nga katër të nominuarit.