Sport

Brenda atmosferës së zjarrtë të “Dardanëve” në Angli

Foto: Reuters

Kosova mbrëmë pësoi humbje ndaj Anglisë në udhëtim, megjithatë kjo nuk i pengoi “Dardanët” që të jenë të zëshëm për 90 minuta në përkrahje të lojtarëve në fushë.

Në stadiumin “St. Mary’s” ishin të pranishëm shumë tifozë kosovarë, përfshirë këtu edhe Kristian Gashin, i cili na sjell pamje nga atmosfera e zjarrtë gjatë kësaj ndeshje, transmeton Koha.net.

Gashi ka publikuar tre video në një postim në Facebook nga atmosfera që ka mbretëuar në tribunat e “Dardanëve”, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

Kosova pësoi 5 me 3, megjithatë ende mban gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2020.