Bernard Challandesit nuk i ka pëlqyer pjesa e parë në ndeshjen kundër Anglisë, megjithatë ai është shprehur i lumtur me atë që kombëtarja e Kosovës ka treguar në pjesën e dytë
“Nganjëherë ne e humbëm topin dhe ata patën reagime perfekte në kundërsulm. Nuk mund të them se ishte e lehtë, ne kemi ndërmarrë rreziqe por në pjesën e parë ishte një efikasitet i madh nga Anglia”, ka thënë Challandes.
“Normalisht nuk jam i kënaqur me pjesën e parë por unë e marr përgjegjësinë sepse i kam thënë skuadrës të provojë vazhdimisht”, ka deklaruar zvicerani.