Kosova U21 mposhtet në Angli

Kosova U21 mposhtet në Angli
Kosova U21 ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Evropianin 2021, pasi është mposhtur nga Anglia si mysafire 2 me 0.
Talenti i Manchester Cityt, Phil Foden shënoi dy golat.
Anglia, Austria e Kosova kanë nga gjashtë pikë në Grupin 3 kualifikues, ndërsa pas tyre vijnë Turqia, Shqipëria e Andorra.

Kosova U21 në disavantazh ndaj Anglisë pas pjesës së parë
Kosova U21 ka mbyllur me disavantazh 1 me 0 pjesën e parë ndaj Anglisë në kualifikueset për Euro 2021.
Phil Foden realizoi golin për “Tre Luanët” në minutën e 25-të.
Arbnor Muja, që u inkuadrua në minutën e 34-të në vend të Lirim Memës që u lëndua, pati rastin më të mirë për gol për “Dardanët”. Gjuajtja e tij nga afërsia u ndal nga shtylla, pak para mbylljes së 45 minutëshit të parë.
Anglia U21 kalon në epërsi ndaj Kosovës
Phil Foden ka kaluar Anglinë U21 në epërsi në përballjen me Kosovën.
Talenti i Manchester Cityt ka shënuar në minutën e 25-të për 1 me 0, pas një tollovie në afërsi të portës së “Dardanëve”.
Nis ndeshja, Angli U21 – Kosovë U21
Ka nisur ndeshja mes Anglisë e Kosovës në kategorinë e shpresave.
Kombëtaret përballen në kualifikimet për Euro 2021.
Formacionet zyrtare: Angli U21 – Kosovë U21
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës në kategorinë e shpresave.
Takimi është i vlefshëm për Grupin 3 kualifikues për Euro 2021, me “Dardanët” që synojnë befasinë në Angli.
Këto janë formacionet:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuhiu mund të kthehet te Riedi
PSG-ja me ofertë për Ramosin
Napoli i pakënaqur me Gattuson

Erikseni afër kalimit te Arsenali

Basketboll, “Final 8” i Kupës së Kosovës mbahet në Suharekë
Odegaardi do të huazohet te Arsenali
Juventusi i gatshëm të paguajë 19 milionë euro për Weston McKennie

Shtatë shqiptarët e Kriensit

Klopp: U ekspozuam shumë përballë Manchester Unitedit

Atletico vazhdon sigurt rrugën drejt titullit

Marca: Ndeshja Spanjë – Kosovë mund të luhet në territorin spanjoll, shembull merret Botërori i hendbollit
