Sport

Zyrtare: KB Peja rikthehet në Superligë

Bordi i Federatës së Basketbollit ka miratuar kërkesën e KB Pejës për inkuadrim në Superligë për edicionin e ardhshëm.

KB Peja do të jetë ekipi i nëntë garues në sezonin 2019-2020.

Peja ishte larguar sezonin e shkuar për shkak të telasheve financiare.

Sipas një njoftimi nga FBK-ja, miratimi i kërkesës për rikthim është i “kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar”.