Kryetrajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se humbja 3 me 0 nga Arsenali ishte momenti i kthesës gjatë këtij sezoni.
Në fund të muajit shtator, “Topçinjtë” mposhtë rivalët lokalë, por ndryshimi i formacionit pas kësaj ndeshje nga Chelsea nisi serinë prej 13 fitoreve.
“Blutë” të premten edhe matematikisht siguruan titullin e Premier Ligës me fitoren 1 me 0 ndaj WBA-së dhe Conte ka folur hapur për kampanjën e këtij sezoni.
“Ishte frustuese për mua sepse në fund të asaj ndeshje unë nuk pash asgjë nga puna ime ose nga idetë e mia për futbollin, por atë moment unë gjeta fuqinë që të ndërroja dhe të merrje përgjegjësi për të gjetur sistemin që i përshtatet lojtarëve”, ka thënë Conte.
“Ishte moment i rëndësishëm i sezonit sepse çdo lojtar u përshtat më së miri. Kur ju vini pas një sezoni të keq dhe ekipi ka përfunduar në pozitën e 10 në ligë do të thotë se ka shumë probleme”, ka shtuar ai.