Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, raportohet se është marrë vesh me Monacon për t’iu bashkuar si lojtar i lirë.
Sipas “SportMediaset”, ai është duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes me klubin e Ligue 1.
33-vjeçari është lojtar i lirë që nga largimi prej Zenitit në fillim të korrikut.
Italiani ka pasur 389 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” mes viteve 2006 dhe 2018, duke fituar shtatë tituj të Serisë A e duke arritur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve.