Sport

Emre Can i zemëruar që u la jashtë skuadrës për Champions

Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka mbetur i shokuar dhe i zemëruar pasi është lënë jashtë skuadrës së Juventusit për Ligën e Kampionëve nga trajneri Maurizio Sarri.

Duke folur në kampin stërvitor të Gjermanisë para ndeshjeve eliminatore për Euro 2020, Can ka thënë: "Javën e kaluar klubi më premtoi diçka tjetër. Dje trajneri më telefonoi dhe në një bisedë që nuk zgjati as edhe një minutë, më tha se nuk do të jem në skuadër. Jam i shokuar dhe i zemëruar".

Can më pas ka bërë një postim në Twitter, duke thënë se do të vazhdojë të luftojë në fushë për Juventusin, transmeton Koha Ditore.

"Unë gjithmonë do të jem falënderues ndaj Juventusit, për atë se si më ka përkrahur dhe ka qëndruar pranë meje qëkur jam këtu, veçanërisht gjatë kohës së sëmundjes. Nga respekti për Juventusin dhe bashkëlojtarët e mi, suksesi i të cilit gjithmonë ka qenë prioritet i imi, nuk do të them asgjë më tepër dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë", ka shkruar Can.

Can, që i është bashkuar Juventusit si lojtar i lirë verën e kaluar pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin, është lënë jashtë skuadrës së bashku me sulmuesin kroat Mario Manxhukiq...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)