Sport

Situatë alarmante te KF Vëllaznimi, rrezikon tërheqjen nga garat

 

Klubi i Vëllaznimit thotë se situata në klub është alarmante, dhe se është duke u përballur me probleme të mëdha financiare.

“Nuk mbahet në mend që Klubi i Futbollit Vëllaznimi të ketë qenë ndonjë herë në situatë më të vështirë se që është aktualisht. Me probleme të mëdha financiare por edhe organizative, pa kryetar e pa kryesi, situata në klub është alarmante”, thuhet në postimin e Vëllaznimit në Facebook.