Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, pritet të kthehet në Serie A të Italisë, raporton "Gazzetta dello Sport" të dielën.
Siç raporton gazeta italiane, Ujkani të hënën do të firmosë kontratë njëvjeçare me Torinon, transmeton Koha Ditore.
Ujkani 31-vjeçar është lojtar i lirë pasi e ka shkëputur kontratën me Rizesporin turk. Ujkani te Torino do të jetë zëvendësues i Salvatore Sirigus.
Ujkani më herët kishte qenë në futbollin italian me skuadra të ndryshme. Ai për shumë vite ishte kapiten i Kosovës, por tashmë edhe te Kosova është portieri i dytë, pas Arijanet Muriqit.