Sport

Neymar paguan 20 milionë euro vetëm që të largohet nga PSG-ja

Neymari është aq i vendosur të largohet nga Paris Saint-Germaini sa që do të paguajë një shifër të majme vetëm që transferimi drejt Barcelonës të ndodhë.

Sipas “L’Equipe”, Barça ka ofruar 130 milionë euro, plus Ivan Rakitiqin, Jean-Clair Todibon dhe Ousmane Dembelen, këtë të fundit në formë huazimi, për shërbimet e brazilianit.

Neymar ka ofruar që të paguajë 20 milionë euro vetë që të lehtësojë transferimi, por Dembele ka refuzuar marrëveshjen duke e vënë në dyshim rikthimin e Neymarit në Camp Nou.