Në Drenas luhet superderbi i parë i stinorit

Në Drenas luhet superderbi i parë i stinorit

31 August 2019 10:11

Feronikeli e Prishtina edicionin e kaluar kanë zhvilluar garë për titull deri në fund. Ishin skuadrat e vetme që luajtën në Evropë e po ashtu janë vlerësuar pretendentët kryesorë për titull edhe për edicionin e ri të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual, Feronikeli, dhe nënkampionia, Prishtina, takohen menjëherë në xhiron e tretë të edicionit 2019/2020. Është ky derbi i madh i parë në kampionatin e ri, shkruan sot Koha Ditore. 

Ndeshja në mes të Feronikelit dhe Prishtinës luhet të shtunën (sot) nga ora 16:00 në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.

Të dy skuadrat kanë pësuar ndryshime të mëdha në verë. Kështu në edicionin e ri kanë startuar me pamje goxha të ndryshuar dhe fillimin e kishin të qetë.

Feronikeli në xhiron e parë fitoi 4:1 ndaj Drenicës, ndërsa në të dytën pësoi 3:1 nga Ballkani në Suharekë. Prishtina në xhiron e parë luajti 1:1 me Flamurtarin, kurse ndeshja e saj e xhiros së dytë me Dukagjinin është shtyrë për shtator, për të ruajtur fushën e stadiumit "Fadil Vokrri".

Edicionin e kaluar gara për titull u vendos në xhiron e fundit, në përballjen direkt mes Feronikelit e Prishtinës....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme