Rruga e vështirë që i pret talentet në futbollin profesionist

Rruga e vështirë që i pret talentet në futbollin profesionist

30 August 2019 12:18

Pasi bëri paraqitjen e parë në stërvitje me skuadrën e parë të Barcelonës, Ansu Fati u kyç në Instagram dhe postoi një foto me shkrimin: "Ëndrrat realizohen". Një javë më vonë dhe 16-vjeçari duhet të jetë në qiellin e nëntë.

Të dielën Fati debutoi në La Liga, ndërsa u aktivizua nga banka rezervë duke u pritur me duartrokitje të shumta në "Camp Nou". Ai hyri në lojë në minutën e 78-të në fitoren 5:2 ndaj Real Betisit. Shpërblimi i tij në rrugën për në zhveshtore? Një përqafim nga një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, shkruan sot Koha Ditore.

Çfarë ka mundur të kërkojë Fati më tepër nga kjo e diel magjike? Në moshën 16-vjet, nëntë muaj e 25 ditë, ai u bë vetëm lojtari i dytë më i ri që luajti në histori të Barcelonës në ligë. Mbrojtësi Vicente Martinez ishte 18 ditë më i ri kur luajti për Barçën në vitin 1941.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme