Ylli i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, është shpallur Futbollisti më i mirë i sezonit 2018/19 në Evropë.
Holandezi i priu Liverpoolit në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në sezonin e mahnitshëm në Premier Ligë.
Van Dijk në garën e ngushtë për këtë çmim mposhti Lionel Messin e Cristiano Ronaldon që kanë dominuar në vjetët e fundit.
Pasi mori çmimin, holandezi tha se si i ri ishte inspiruar nga ylli brazilian, Ronaldinho.
Lucy Bronze e Anglisë është shpallur Futbollistja më e mirë e sezonit të shkuar.