Sport

Valentina Limani optimiste në përballjen ndaj Turqisë

Foto: Koha

Kapitenia e Kosovës në futboll, Valentina Limani në konferencë për media është shprehur optimiste në prag të përballjes me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 në konkurrencën e femrave.

Fazlija thotë se Kosova do të luajë lojë sulmuese ndaj Turqisë

Kosova e pret në “Fadil Vokrri” të premten, nga ora 20:00, kombëtaren e Turqisë, raporton KTV.

“Jemi optimiste, do ta japim më të mirën. Do ta dëgjojmë trajneren në atë që na thotë dhe besoj se të gjitha së bashku do t’ia dalim. Presim edhe përkrahje nga tifozët”, ka thënë Limani.