Pas tetë medaljeve në Botëror, Dressel synon shkëlqimin në Lojërat Olimpike

Pas tetë medaljeve në Botëror, Dressel synon shkëlqimin në Lojërat Olimpike

28 August 2019 12:45

I lindur në gusht të vitit 1996, disa ditë pas ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike Verore të Atlantas, amerikani Caeleb Dressel duket i destinuar për të arritur lavdinë olimpike në Tokio në vitin 2020.

Në Botërorin në Gwangju të Koresë së Jugut disa javë më parë, ai sërish demonstroi talentin e tij të jashtëzakonshëm, duke fituar gjashtë medalje të arta. Ai pa dyshim është bërë lideri i ri i botës së notit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Olympic.org.

"Unë nuk shkoj në gara për të numëruar medaljet", tha Dressel në fillim të Botërorit të këtij viti në Gwangju. Ai kishte fituar shtatë tituj të botës në Budapest dy vite më parë dhe ka pasur mundësi të fitojë tetë në Gwangju.

Por, në fund, përfundoi me gjashtë të arta dhe dy të argjendta. Të argjendtat i fitoi në stafeta, 4x100 metra stil të përzier te meshkujt dhe në stafetën mikse 4x100 metra stil të përzier.

Është mirë të mos varesh nga të tjerët dhe rasti i Dresselit dëshmon këtë. Katër titujt e tij individual, në 50 metra krol, 100 metra krol, 50 metra delfin dhe 100 metra delfin, ishin dëshmi për forcën e tij sportive dhe për talentin....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme