Rami i bashkohet Fenerbahçes

Rami i bashkohet Fenerbahçes

27 August 2019 22:45

Mbrojtësi francez Adil Rami i është bashkuar skuadrës së Superligës së Turqisë, Fenerbahçe.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të skuadrës nga Stambolli të martën.

Rami ka firmosur kontratë njëvjeçare me Fenerbahçen me opsion për të vazhduar edhe për një vit.

Rami 33-vjeçar së fundi ishte pjesë e Olympique Marseilles, por është liruar këtë verë.

Me përfaqësuesen e Francës ai ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme