Sport

“Muriqi rrugës për t’u bërë më i miri në histori të Fenerbahçes”

Në 11 vjetët e fundit, Vedat Muriqi është lojtari i dytë që është transferuar me koston më të ulët te Fenerbahçe, për 3.5 milionë euro.

Por, ai po shkon drejt të qenët më i vlefshmi në raport me koston e shpenzuar.

Atij tani i është rritur vlera në dhjetë milionë euro dhe me paraqitjet e para të këtij edicioni, është rrugës për t’u bërë më i miri në histori të Fenerbahçes, shkruan gazeta turke “Aksham”, transmeton KTV.

Sulmuesi nga Prizreni u transferua këtë verë te Fenerbahçe nga Rizespori. Interesim të madh kishte shprehur edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray, por Feneri arriti ta bindë dhe të nënshkruajë kontratë me 25-vjeçarin deri në verën e vitit 2023.

Në dy ndeshjet e para të këtij edicioni ka shënuar dy gola.