Sport

Schick afër huazimit te Leipzigu

RB Leipzig është pranë huazimit të sulmuesit çek të Romës, Patrik Schick, bën të ditur "Calciomercato" të martën.

Derisa Schick do t'i bashkohet Leipzigut, në Romë do të transferohet nga Atletico Madridi, Nikola Kaliniq.

Leipzigu ka huazuar Schickun për një stinor, me opsion për të blerë atë për 30 milionë euro në verë të vitit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

E si zëvendësim për 23-vjeçarin, Roma është duke insistuar për Kaliniqin. Kaliniq po pritet po ashtu të huazohet te Roma, me opsion për të blerë për 15 milionë euro.