Sport

Ansu Fati, 16-vjeçari që rrëmbeu spektaklin në “Camp Nou”

Ansu Fati nuk do ta harrojë kurrë paraqitjen e tij të parë për Barcelonën, apo momentin që erdhi pak pasi doli nga fusha në "Camo Nou".

Fati, 16-vjeçar, që është produkt i akademisë La Masia, bëri debutimin e tij me Barcelonën të dielën mbrëma duke luajtur 12 minutat e fundit të ndeshjes në fitoren 5:2 ndaj Real Betisit.

Dhe mbrëmja e tij u bë edhe më e mirë, kur ai u urua dhe u përqafua nga Lionel Messi në tunel, pak kohë pas përfundimit të ndeshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Argjentinasi, që mungoi në ndeshje për shkak të lëndimit, postoi në "Instagram" fotografinë duke përqafuar Fatin.

Lionel Messi kishte qenë 17-vjeçar kur kishte debutuar me skuadrën e parë të Barcelonës në vitin 2003.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)