Sport

Chelsea i ofron kontratë të re Abrahamit

Krerët e Cheleat janë të gatshëm t'i ofrojnë kontratë të re sulmuesit, Tammy Abraham, duke ia dyfishuar pagën, raporton "Telegraph" të hënën.

Sulmuesi, që shënoi dy golat e parë të tij në Premier League me Chelsean në fitoren 3:2 ndaj Norwich Cityt në fundjavë, me kontratë të re do të ketë pagë javore rreth 100 mijë funte (110 mijë euro).

Kontrata e re do të ishte valide deri në verën e vitit 2024. Kontrata aktuale e Abrahamit është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.

Sulmuesi 21-vjeçar ka dy ndeshje me përfaqësuesen A të Anglisë.