Ylli i Kosovës dhe Swanseas, Bersant Celina, ka realizuar golin e dytë në sezonin e ri në Championship.
Pak ditë pasi realizoi në fitoren 1 me 3 ndaj QPR-së, Celina ka shënuar edhe ndaj Birminghamit në xhiron e pestë të Championshipit.
Ai shënoi me një gjuajtje të fuqishme në minutën e 68-të për 2 me 0. Swansea fitoi 3 me 0.