Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Falcao refuzon kontratën e re të Monacos

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao ka refuzuar një kontratë të re të Monacos dhe është i vendosur të largohet nga klubi i Ligue 1 të Francës, bën të ditur "La Gazzetta dello Sport" të dielën.

Falcao 33-vjeçar ka kontratë me Monacon deri verën e vitit të ardhshëm, por ai është duke u interesuar që të largohet këtë verë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra kampione e Turqisë, Galatasaray është duke u interesuar për shërbimet e tij. Madje ishte raportuar më herët këtë verë se marrëveshja mes Galatasarayt dhe Falcoas është arritur.

Falcao stinorin e kaluar luajti 39 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi 16 gola dhe asistoi dy.