Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Islandë

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Islandë

24 August 2019 11:57

​Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të “Euro 2020”, Shqipëri-Islandë.

Sikurse dihet, përballje do të luhet më 10 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja bëjnë pjesë në grupin H të këtyre eliminatoreve së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën, transmeton kp. 

Të gjithë të interesuarit për biletat e kësaj ndeshjeve mund t’i blejnë ato në faqen zyrtare të FSHF. Biletat e të gjithë sektorëve dhe tribunave janë në shitje.

Për ta parë nga tribuna VIP këtë ballafaqim kushton vërtet shumë për nivelin ekonomik të shqiptarëve. Më saktësisht, biletat aty vlejnë 120 mijë lekë të vjetra, ose e thënë ndryshe, 100 euro.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme