Sport

Pas tre vitesh, Khalid ndahet me Prishtinën

Sulmuesi Basid Abdul Khalid largohet nga Prishtina, pas tre vitesh te klubi nga kryeqyteti i Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Prishtina, derisa Khalid do ta vazhdojë karrierën te Teuta.

“Sulmuesi 23 vjeç i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vite me fanellën e Prishtinës me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, ndahet me Prishtinën dhe tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit”, thuhet në konfirmimin e Prishtinës.

FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës.