Modeli holandez i zhvillimit të të rinjve: lëri të fundosen apo të notojnë

Modeli holandez i zhvillimit të të rinjve: lëri të fundosen apo të notojnë

21 August 2019 11:25

Ndonëse Ajaxi ishte pranë të arrinte në finale të Ligës së Kampionëve stinorin e kaluar, Eredivise e Holandës duket jashtë mode për skuadrat e Premier Leagues.

Vetëm dy lojtarë janë transferuar në Premier League nga liga e Holandës këtë verë, shkruan The Guardian.

Për koincidencë, kanë përfunduar te dy skuadrat e para të stinorit të kaluar, ku Manchester City pagoi te PSV 5.3 milionë funte (5.8 milionë euro) për Angelinon, ndërsa Liverpooli transferoi 17-vjeçarin Sepp van den Berg nga Zwolle për afro dy milionë euro.

Në kontrast, gjashtë lojtarë erdhën nga Belgjika për një kosto totale 98 milionë funte (107 milionë euro), përcjell sot Koha Ditore.

Poshtë gjashtë skuadrave të para në Erevidisie, buxhetet janë të vogla, duke lëvizur nga 7 deri në 17 milionë euro, ngjashëm me buxhetet që kanë skuadrat në vendet e para në Kategori të Tretë të Anglisë apo skuadrat që luftojnë për mbijetesë në Kategori të Dytë të Anglisë.

Eredivise, si njihet kampionati holandez, ka qenë burim i talenteve në të kaluarën. Dennis Bergkamp, Ruud van Nistelrooy dhe Luis Suarez ishin të gjithë top-golashënues të ligës para se të ndriçonin në Premier League. Dhe Romario e Ronaldo fituan "Këpucën e Artë" në Holandë, para se të bënin shpërthimin në liga më të mëdha....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme