Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli, njofton se sot ka zyrtarizuar përforcimin më të ri të huaj për këtë sezonë.
Ajo tani është përforcuar me Anthony Adgerin, transmeton Koha.net.
“Anthony Adger është përforcimi i ri për këtë sezonë në klubin tonë. Me një performancë fantastike prej zezonës në sezonë, ngritjen e tij tash do ta bartë tek Golden Eagle Ylli”, ka shkruar klubi në një postim në Facebook.
“Jam shumë i emocionuar që do të jem pjesë e Golden Eagle Yllit dhe tashmë mezi po pres të vijë dhe të fillojmë me stërvitje. Po pres të kem përvojë interesante këtë vit në Kosovë dhe të shoqërohem me bashkëlojtarët për një lojë të fortë”, ka thënë Adger, njofton klubi.