Sport

Sensacioni 16-vjeçar që mposhti Parisin dhe u bë më i riu me asistim në Ligue 1

Ai vetëm sa ka dominuar Paris Saint-Germainin dhe është vetëm 16-vjeçar.

Eduardo Camavinga pati rol vendimtar në ndeshjen ndaj kampionit të Francës, Paris Saint-Germainit, duke ofruar një krosim spektakolar që u konkretizua nga Romain Del Castillo, ndërsa Rennesi i tij triumfoi 2:1 të dielën mbrëma ndaj Parisit.

Duke e bërë këtë, mesfushori i lindur në Angola është bërë lojtari më i ri që ka regjistruar një asistim në Ligue 1 të Francës, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Stinorin e kaluar, Camavinga theu një rekord tjetër, duke u bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që startoi një ndeshje në një nga pesë ligat e mëdha të Evropës, kur u aktivizua kundër Monacos, në maj të këtij viti.

Rritja e tij e shpejtë ka nxitur krahasime me sensacionin francez Kylian Mbappe dhe Camavinga është një talent tjetër i madh, që ka dalë nga grupmoshat e reja të Rennesit.

Emrat si Sylvain Wiltord, Yoann Gourcuff, Abdoulaye Doucoure dhe Ousmane Dembele janë rritur në veri-perëndim të shtetit francez dhe kanë lënë të gjithë gjurmë në futboll që nga atëherë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)