Sport

Balotelli zyrtarisht kthehet në Itali

Mario Balotelli është rikthyer zyrtarisht në Serie A, pasi ka nënshkruar kontratë “shumëvjeçare” me Brescian.

Në njoftimin e klubit, thuhet se vendosmëria e lojtarit dhe entuziazmi për t’u kthyer në Brescia, ku është rritur, mundësuan rikthimin në Itali pas tre vjetësh.

Raportohet se lojtari do të marrë pagë 1.5 milion euro me shumë bonuse të tjera varësisht nga golat e paraqitjet.

Sulmuesi 29-vjeçari pas largimit nga Milani më 2016, kishte luajtur për Nicen e Marseillen.

Lojtari ka kaluar te Brescia si transfer i lirë.